E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_img

Katër infermierë të Spitalit Amerikan të infektuar me COVID-19 ndodhen në vetë izolim.

- Advertisement -spot_img

Në Spitalin Amerikan në Prishtinë deri më tani janë katër infermierë të infektuar me coronavirus. Këta të fundit kanë pasur kontakt me pacientët pozitiv me Covid-19, dhe të njëjtit po qëndrojnë në shtëpi në vetë izolim.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Spitalit Amerikan, Igli Larashi, i cili thotë se të njëjtit pas periudhës së vetë izolimit do të ri-testohen.

“Aktualisht janë katër infermierë që pas kontaktit me një pacient i cili doli i infektuar kanë rezultuar pozitiv pas testimit. Ata janë në vetë izolim dhe pa simptoma. Grupi ynë i emergjencës i kontakton rregullisht në telefon për të marrë informacion mbi situatën e tyre. Pas periudhës së vetë izolimit ata do të ritestohen”, thotë Loshi.

Larashi zotohet se ky spital është i pajisur mjaftueshëm me materiale shëndetësore, dhe se kanë arritur të dezinfektojnë vendin, dhe të bëjnë testet e stafit shëndetësor.

“Spitali qe me fillimin e kësaj situate, përveç masave të pajisjes së stafit me materiale mbrojtëse me doreza, maska, mantela mbrojtës, dizifektim të ambienteve dhe sterilizim i përditshëm i pajisjeve, ka organizuar punën me tre grupe të ndara në mjek dhe staf mbështetës për të përballuar çdo rast ku stafi mund të përballej me rrezikun e prekjes nga ky virus. Aktualisht të gjithë pacientet i nënshtrohen një kontrolli, analizave dhe rezonancë të toraksit për të parë nëse ka shenja të virusit pastaj procedohet me shtrimin ose intervenimin e pacientit. Duke qenë që në këtë fazë përpunohen vetëm urgjencat shëndetësore kjo e bën të domosdoshme ekzaminimin e shpejtë për të parandaluar që një person i infektuar të bëhet rrezik edhe për të tjerët”, thekson ai për KP.

Igli Larashi bën të ditur se gjatë kësaj kohe kanë pranuar edhe inspektimet nga ana e institucioneve shëndetësore të cilat kanë vlerësuar punën dhe masat adekuate që janë marrë për këtë situatë.

Deri më tani në Kosovë janë 449 të infektuar me coronavirus, 79 prej tyre janë shëruar, ndërsa 12 kanë vdekur.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img