Ballina Lajme Kosovë Kastrati: 11 persona nga Kamenica kanë rezultuar pozitivë, qëndroni në shtëpi.

Kastrati: 11 persona nga Kamenica kanë rezultuar pozitivë, qëndroni në shtëpi.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se 11 persona të kësaj komunë të testuar për COVID-19, kanë rezultuar pozitiv.

Kastrati ka thënë se shumica prej tyre janë në moshë të re, përveç njërit që është në ,oshë më të shtyer.

“Fatkeqësisht nga 17 persona të testuar në IKShP për Covid-19, 11 kanë rezultuar pozitiv. Por fatmirësisht shumica prej tyre janë në moshë më të re, në përjashtim të një rasti që është në moshë më të shtyer. Shpërndarja e këtij virusi të padukshëm, po bëhet në një shpejtësi të madhe në të gjithë botën. Por, ajo se çka na mbronë dhe e parandalon këtë, është të qëndruarit në shtëpi”, shkrun Kastrati.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të rrinë nëpër shtëpitë e tyre, duke shtuar se kjo nuk është kohë kur duhet të mos u binden rekomandimeve të institucioneve.

“Nuk është koha për mosbindje, joseriozitet e mospërfillje. Shmangni daljet pa nevojë, ruani distancën dhe kujdesuni për veten. Këtë sfidë se kalojmë dot pa ju! #rriNshpi”, shkruanKastrati.

Exit mobile version