Kryetari i Lëvizjes BESA njëherit kandidat për kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami sonte ka vizituar disa nga shtabet zgjedhore në Tetovë duke filluar nga Reçica e Madhe, Reçica e Vogël, Teteks-1, Teteks-2, Teqe, Gam Gam, Çarshija e Epërme dhe përfundoi në shtabin zgjedhor të lagjes Migjeni.
Kryetari Kasami i inkurajoi të gjithë aktivistët nëpër nëndegë që të shkojnë shtëpi më shtëpi, derë më derë për të prezantuar ofertën zgjedhore, programin për mandatin 2021-2025 në krye të komunës së Tetovës.