Sot në qendër të Tetovës në kuadër të fushatës parazgjedhore, të rrinjtë e Lëvizjes Besa kanë shpërndarë kaffe ME KA KREJT për kalimtarët e rastit.
Kafen e mëngjesit së bashku me qytetarët në kafiterinë e improvizuar e ka pirë edhe kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.Reklame
“Kjo është një ide gjeniale nga të rinjtë e Lëvizjes Besa dhe që u mnirëprit jashtzakonisht mirë nga qytetarët e Tetovës, pasi ata janë lodhur nga kampanjat klasike dhe të përgjithshme”, ka thënë kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilal Kasami.
Ai ka realizuar edhe bashkëbisedime me qytetarë ku ka shpalosur edhe programin dhe idetë e tij se si do të qeveriset komuna gjatë katër viteve të ardhëshme.