Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vjenës.
Ai ka thënë se vendi i tij është duke kaluar orë të vështira dhe ka falënderuar forcat e rendit për punën që po e bëjnë.
“Ne jemi duke përjetuar orë të vështira në Republikën tonë. Unë do të doja të falënderoja të gjithë punonjësit e urgjencës që po rrezikojnë jetën e tyre sidomos sot për sigurinë tonë. Policia jonë do të veprojë me vendosmëri kundër autorëve të këtij sulmi të neveritshëm terrorist. Më vjen mirë që oficerët tanë të policisë tashmë mund të nxjerrin një fajtor. Ne kurrë nuk do të frikësohemi nga terrorizmi dhe do t’i luftojmë me të gjitha mjetet”, ka shkruar Kurz.