E diel, 24 Nëntor, 2024
spot_img

Izet Mexhiti: Ali Ahmeti mbrëmë ka folur në emër të të gjithë neve

- Advertisement -spot_img

Mbledhja e mbrëmshme e integristëve në selinë e partisë në Reçicë të Vogël kishte për qëllim të tregojë se BDI është dhe do të jetë unike dhe e mirë organizuar, tha pas takimit kreu i partisë Ali Ahmeti, duke shtuar se janë shpjeguar dallimet “deri në atomin e fundit”.

“Nuk ka pasur pika që nuk takoheshin fare. Ka mundur të ketë ndonjë hatërmbetje apo mos informim të duhur dhe të gjitha gjërat parimisht janë të sqaruara dhe e gjithë puna është në binarë të duhur për të marrë mbi shpatulla përgjegjësi të reja…”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Por sa vërtetë BDI është e qetë brenda saj? Analisti Albert Musliu thotë se nuk ka nevojë edhe për aq qetësi, por as nuk pret ndonjë thellim të tensionit Mexhiti-Grubi. Nuk pret as fraksione, por nëse ndodh, pozitat e BDI-së do të dobësoheshin në prag të zgjedhjeve lokale.

“Shoqëria si shoqëri, shteti si shtet, nuk kanë të bëjnë me këtë. Këto janë interesa të brendshme apartiake. Nëse partia nuk është uniforme, del në zgjedhje, sigurisht i dobëson pozitat. Nëse është uniforme i forcon pozitat. Normalisht nga mos forcimi i pozitave mund të ketë benefit pala kundërshtare, sepse çdo subjekt politik e ka kundërshtarin e vet. Ashtu që nuk e shoh diçka dramatike, së paku për shoqërinë, ndërsa për anëtarësinë, duhet ta zhvillojnë debatin e brendshëm”, theksoi Albert Musliu – analist.

Analisti Xhelal Neziri rikujton edhe BDI si çdo parti tjetër, që nga themelimi ka pasur përplasje. Mendimi ndryshe duhet të shihet si vlerë, e jo mangësi, por edhe Neziri është i qëndrimit se mungesa e unitetit në prag të zgjedhjeve lokale mund të reflektojë negativisht në rezultate.

“Ne kemi pasur raste brenda BDI-së në të kaluarën që fraksione të caktuara kanë bojkotuar heshturazi në një farë forme zgjedhjet qofshin ato lokale ose parlamentare shkaku i mungesës së pozicionit brenda partisë. Në rast të një mos uniteti të BDI-së në zgjedhjet lokale, natyrisht se kjo mund të rezultojë me humbjen e ndonjë komune, do të dalë me rezultat më të dobët se sa mund të jetë projektuar, pra ajo që mendoj se z.Ahmeti e dëshmoi, ose tentoi të tregojë mbrëmë, ishte se megjithatë ai ngelet ajo figurë që mund të mbajë të bashkuar partinë dhe se tërheqja eventuale  e tij në këtë moment mund të sjellë përçarje të mëdha brenda partisë”, potencoi Xhelal Neziri – analist.

I pyetur për pakënaqësitë ndaj emërimit të Artan Grubit si zëvendëskryeministër të parë, gjë që hapur e shpreh shefi i grupit parlamentar të BDI-së Izet Mexhiti, kryetari Ahmeti mbrëmë tha se aspak nuk është biseduar për dorëheqjen e Grubit. Kuptohet se organet e ekzekutivit duhet të japin llogari para partisë, por mendimi ndryshe nuk duhet të mbytet asnjëherë, përfundoi ai.

Nënkryetari Mexhiti nuk u përgjigj nëse është ndarë i kënaqur pas takimit të mbrëmshëm dhe nëse ende i qëndron idesë për mbështetje të mocionit të mosbesimit ndaj Grubit, në rast se vihet deri tek një e tillë. Shkurt për TV21, Mexhiti tha se Ahmeti dje dha deklaratë në emër të të gjithëve, pa dashur të flasë edhe një herë sot për ne.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img