E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Iniesta: Nuk do të përsëritet kurrë suksesi ynë te Barcelona.

- Advertisement -spot_img

Andres Iniesta bën pjesë në atë brez lojtarësh, të rritur në “La Masia”, që e çuan Barcelonën në një nivel tjetër, të pakrahasueshëm me lojën që zhvillonin ekipet më të mira në Europë.

Pyol, Pique, Xavi, Busquets, Messi… dsisa i kanë varur këpucët në gozhdë e shumë të tjerë janë në fundin e karrierës. Sidoqoftë, Barcelona shpreson të prodhojë një gjeneratë të re talentesh në vitet në vazhdim, por Iniesta është i bindur se ata nuk do të jenë në gjendje të riprodhojnë të njëjtin sukses, që patën dy dekada më parë.

“Nuk përsëritet më ai brez. Kurrë nuk do të jetë njësoj, por nuk ka pse të jetë më keq. Mendoj se një lojtar në sistemin e të rinjve, që është cilësor, në një situatë apo në një tjetër do të shkojë në ekipin e parë. Edhe pse ishim shumë të rinj, shkuam në ekipin e parë dhe qëndruam atje për 10, 12, apo 15 vite, duke u bërë kapitenë. Ne u formuam të gjithë aty, si futbollistë dhe njerëz. Është e vështirë që diçka e tillë të përsëritet. Ne po flasim për Barcelonën, një klub me lojtarët më të mirë. Víctor, Puyol, Xavi, unë…; bashkë me Busin, Pique dhe Leon, jemi njerëz, që kemi qenë në atë klub tërë jetën tonë. Pra, kemi atë plus, që të tjerët nuk e kanë”.

Pasi luajti mbi 600 ndeshje për Barcelonën, Iniesta u largua në vitin 2018 për t’iu bashkuar Vissel Kobe n Japoni, ku vazhdon të aktivzohet. Pavarësisht mënyrës se si u largua nga “Camp Nou”, spanjolli thekson se është i hapur për t’u rikthyer, pasi ta lërë futbollin e luajtur.

“Po përpiqem të zgjat karrierën time si futbollist sa më shumë të jetë e mundur. Dua ta godas topin për aq kohë sa të mundem, sepse kjo është ajo që më bën të lumtur. Kam një kontratë deri vitin tjetër, 2021, por po i shikoj gjërat në fund të çdo sezoni. Ndihem mirë, i motivuar. Dua të vazhdoj të luaj derisa të jem i kënaqur këtu në Japoni. Kur ta lë futbollin, do të doja shumë të kthehesha te Barça. Pork jo do të varet nga shumë faktorë. Me gjithçka kam përjetuar atje, me të gjitha ndjenjat që kam, do të doja të kthehesha përsëri”.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img