I shtrirë në tokë dhe me këmbën në qafë, i dyshuari humb jetën nga ndërhyrja e ashpër e policit
SHBA-ja është tronditur sërish nga episodet e dhunës, ku e përfshirë është policia me afro-amerikanët.
Kritikat janë shtuar shumë për policinë në Minesota, pasi një 40 vjeçar humbi jetën, si pasojë e brutalitetit të policisë.
Ai u ndalua nga agjentët sepse akuzohej për përdorimin e lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike.
Gjatë ndalimit, një prej punonjësve të policisë i vendosi gjurin në qafë, ndërsa i dyshuari ishte shtrirë në tokë me pranga.
Por duket se agjenti e ka tepruar me fuqinë e përdorur dhe pas disa minutash, 40 vjeçari ndërroi jetë.
Kjo ngjarje e dyshimtë vuri në lëvizje dhe FBI-në e cila vendosi që ta hetojë.
Në një video të publikuar, i arrestuari i bëri thirrje policit ta lironte, sepse nuk mund të merrte dot frymë. Pas vetëm pak çastesh, atij i ra të fikët.
Viktima u dërgua në spital me ambulancë, por nuk mbijetoi.