Ballina Lajme Higuain dhe Bentancur largohen nga karantina dhe lëshojnë Italinë.

Higuain dhe Bentancur largohen nga karantina dhe lëshojnë Italinë.

Italia është shteti më i prekur në Evropë nga coronavirusi.

Pandemia që ka pushtuar gjithë botën ka marrë jetën e rreth 10 mijë njerëzve, ndërsa ka paralizuar edhe futbollin.

Shumë futbollistë kanë rezultuar pozitiv, ndërsa kampionatet janë pezulluar përkohësisht.

Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë dy yjet e Juventusit që janë prekur nga ky virus, ndërsa pjesa tjetër ishte në karantinë.

Megjithatë dy futbollistët e Juventusit, Gonzalo Higuain dhe Rodrigo Bentacur nuk kanë respektuar vetizolimin, duke u larguar në drejtim të Argjentinës.

Dy lojtarët ishin me familjet e tyre në aeroplanin privat të Higuain dhe kanë udhëtuar drejt Argjentinës.

Policia italiane i kishte ndalur ata në aeroportin e Torinos, por pasi argjentinasi Higuain i kishte treguar se kishin rezultuar negativ në teste, atëherë janë lejuar të largohen.

Gjithsesi deri më tani nga Juventus nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje për largimin e dy futbollistëve të tyre në drejtim të Argjentinës.

Exit mobile version