Një ditë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në një kompani që prodhon pajisje elektrike për makinat, sot ka pasur të tjerë punonjës që kanë shfaqur probleme me shëndetin, shenja helmimi.
BalkanWeb raporton se sot janë paraqitur në spitalin rajonal të Fierit për të kërkuar ndihmë mjekësore disa punonjëse.
Ndryshe nga mbrëmja e djeshme ku në kompani kanë mbërritur ambulancat, sot punëtoret po shoqërohen me autoveturat private të kompanisë.