E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Haxhiu padit Haki Abazin, thotë se mjetet që do t’i përfitojë nga shpifja e tij do të investojë në WC publike.

- Advertisement -spot_img

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka ngritur Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për siç ka thënë shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Haxhiu ka thënë se, përkundër dëshmisë së tij për diplomat, Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja.

“Sot edhe zyrtarisht kam ngrit Padi ndaj zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazi për shpifjen e tij në RTV Dukagjini, se gjoja unë kam diplomë nga Karachi i Pakistanit. Edhe pse unë i’a dëshmova diplomat e mia nga Universiteti i Prishtinës dhe ai i Tiranës, Haki Abazi nuk kërkoi falje dhe nuk u tërhoq nga shpifja e tij, kështu që sot kam ngrit padi ndaj tij për shpifje”, ka thënë Haxhiu.

Më tej ai ka thënë se, mjetet që do t’i përfitojë nga Abazi, do të ndërtojë WC publike në Prishtinë.

“Kush do që mundohet të përçmoj vlerat e mia me shpifje e linçime do t’i padis në Gjykatë. Shihemi në gjyq, Haki Abazi!

Shumën e mjeteve që do t’i përfitoj nga shpifja e Haki Abazit do ta investoj në WC publike në qytetet e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img