E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Hashim Thaçi – i gatshëm për formimin e qeverisë së re

- Advertisement -spot_img

Presidenti i Republikës së Kosovës sot kishte një bisedë direkte me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Ndër të tjerash në bisedë është përmendur edhe formimi i qeverisë së re.

Postimi i plotë i presidentit në profilin e tij zyrtar në facebook:

Sot kisha një shkëmbim të hapur pikëpamjesh me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Ne u pajtuam që seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës ka konfirmuar edhe një herë standardin e lartë të demokracisë në shtetin tonë, si dhe respektin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Po ashtu, ne diskutuam edhe për procedurat e mëtejme për formimin e një qeverie të re, të cilat do të bazohen plotësisht në Kushtetutën e Kosovës, duke njohur në këtë proces edhe rolin vital të Gjykatës Kushtetuese.Kosova është e bekuar me miqësinë e SHBA-së, e cila vetëm po forcohet në këto kohë të vështira për të dyja vendet. HTH

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img