Që prej të hënës, asnjë qytetar nuk do të mund të lëvizë lirisht dhe ligjërisht pa marrë leje në portaline-albania. Për të lehtësuar procedurën, kryeministri Rama publikoi një video orientuese.
Hapat sipas rradhës janë këta:
1. Hyni në portaline-albania me kodin tuaj identifikues dhe fjalëkalimin.
2. Në krye të faqes, klikoni leje-dalje dhe zgjidhni përdor.
3. Në faqen e re që ju hapet, vendosni ditën dhe orën për të cilën doni të merrni leje.
4. Më pas, zgjidhni familjarin që do ta përdorë këtë leje.
5. Konfirmoni të dhënat dhe klikoni dërgo.
6. Ruani lejen e dërguar në email (ose në telefon nëse keni shtuar numrin e celularit) për t’ia treguar efektivëve të policisë.
Për të aplikuar me telefon, dërgoni numrin e kartës së identitetit dhe orën që doni të lëvizni. Konfirmimi vjen pas 24 orësh dhe vlejnë vetëm për ditën pasardhëse.
Kryeministri Rama qartësoi se kalimi i afatit një orësh nuk do të gjobitet sepse vlen vetëm për të analizuar flukset e lëvizjes gjatë fashës orare. Pensionistët nuk mund të aplikojnë. Ata që jetojnë vetëm, do të ndihmohen nga institucionet shtetërore.