Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë duke e cilësuar atë si një akt frikacaku e jo trimërie. Grubi këtë reagim e ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook.
Ky është postimi i i tij i plotë:
Trishtim, keqardhje dhe dënim për sulmin terrorist në Vjenë.
Vjena dhe Austria kanë hapur dyert dhe janë nikoqire të shumë prej neve duke ofruar jetë e mundësi për të gjithë, ndërsa kontributi austriak në rajon është i jashtë zakontë.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve të viktimave të kësaj ngjarjeje të tmerrshme.
Ky veprim mbi Vjenën është një akt frikacaku e jo trimërie.
Ekstremizmi i dhunshëm nuk ka vend në jetën tonë dhe duhet dënuar!