Zv. kryeministri i parë Artan Grubi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpalosur emrat të cilët do të jenë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit të parë shqiptar.
“Krenar që bashkë me Fatmirin, Bujarin, Kreshnikun dhe Jetonin, si dhe Nazimin, Agimin dhe Bekimin, jemi propozuar si pjesë e Kabinetit historik të Kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi, nën udhëheqjen misionare dhe vizionare të rilindasit të fundit të kombit shqiptar, ALI AHMETI.
Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë!:, ka shkruar Grubi.