E premte, 29 Nëntor, 2024
spot_img

Gjykimi për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” është shtyrë për më 3 mars

- Advertisement -spot_img

Gjykimi për financimin e paligjshëm të organizatës jo-qeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, ku së bashku me themeluesin Bojan Jovanovski, akuzohen edhe katër persona, shtyhet për më 3 mars, me kërkesë të prokurorit publik kompetent, për shkak të pranisë së një seance tjetër dëgjimore.

“Për shkak të interesimit të mediave që ndjekin seancën kryesore për rastin me KOK nr. 49/20 i njohur për publikun si “Lidhja Ndërkombëtare”, ne informojmë publikun se me kërkesë të prokurorit publik kompetent, për shkak të pranisë së një seance tjetër dëgjimore, gjykimi shtyhet, për të cilin palët në procedurë tashmë janë njoftuar. Data tjetër për vazhdimin e seancës kryesore është më 03.03.2021”, thuhet në kumtesën nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Ky rast po kryesohet nga gjykatësja Sofçe Gavrilova Efremovska dhe është në procedurë dëshmuese.

Frosina Remenski, Mile Jovanovski, babai i Boki 13-të, dhe Jasna Mandiq Ercegoviq janë gjithashtu të akuzuarit në rastin e organizatës jo-qeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”, e themeluar nga Bojan Jovanovski-Boki 13-të, përmes së cilës, sipas aktakuzës, u mashtruan biznesmenë për qendrat e pretenduara për persona të rritur.

Jovanovski akuzohet për mashtrim dhe pastrim parash. Remenski akuzohet për ndihmën në vepren e mashtrimit, Mandiq akuzohet për ndihmën e mashtrimit dhe pastrimit të parave, Mile Jovanovski akuzohet për ndihmën në pastrimin e parave dhe prodhimin, mbajtjen, ndërmjetësimin dhe trafikimin e paautorizuar të armëve. Organizata joqeveritare akuzohet gjithashtu si person juridik.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,460AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img