E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Gjurçinovski: Armata me përgjegjësi dhe profesionalizëm i kryen detyrat e ndara.

- Advertisement -spot_img

Pjesëtarët e Armatës që nga fillimi i vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale janë duke i kryer detyrat e ndara për mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve, theksoi sot gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski i cili i falënderoi dhe dha mbështetje për angazhimin e tyre dhe investimin në kryerjen e detyrave.

Ai gjatë fundjavës dhe ditëve të kaluara i vizitoi pjesëtarët e njësiteve të cilët janë të angazhuar në kufirin jugor, në sigurimin e objekteve të caktuara për akomodimin në karantinë në Kodrën e Diellit dhe në kryeqytet, si dhe objektet me rëndësi të veçantë.

“Me gatishmërinë e dëshmuar dëshmohet detyra jonë patriotike si pjesëtarë të Armatës në momente të tilla të vështira me dhënien e maksimumit dhe me shembuj personal dhe angazhim t’u mundësojmë punonjësve shëndetësorë dhe policisë ta parandalojmë përhapjen e infeksionit dhe ta vëmë nën kontroll siç do të vepronim me çdonjërin që paraqet kanosje për atdheun dhe qytetarët”, porositi Gjurçinovski.

Siç kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes, pjesëtarët e Armatës në pajtim me detyrat e përcaktuara gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës, kryejnë detyra në asistimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme në sigurimin dhe mbikëqyrjen e linjës kufitare të kufirit shtetëror, kontrollin në hyrje dhe dalje të akseve rrugore të cilat çojnë drejt vendbanimeve përmes vendosjes së pikave mobile dhe pikave kontrolluese në rajonet për angazhim dhe sigurimin fizik të objekteve vitale me rëndësi për shtetin, si dhe në objektet e caktuara për akomodim në karantinë.

Me kërkesën e njësiteve të vetëqeverisjes lokale, organeve të administratës shtetërore dhe institucioneve të tjera shtetërore, siç thuhet në kumtesë, Armata në koordinim me shtabet e krizës formoi dhe angazhoi forca për mbështetje me qëllim të parandalimit të përhapjes së epidemisë dhe ofrimin e ndihmës për qytetarët.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img