E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Gjermani, bllokohet plani i shpëtimit të “Lufthansa”-s

- Advertisement -spot_img

Shpëtimi i planifikuar i grupit të parë europian të transportit ajror u shty sot për shkak se “Lufthansa” e refuzoi miratimin e tij, duke përmendur kushtet tepër të rrepta të policit europian të konkurrencës.

“Koncesionet e kërkuara nga BE në këmbim të kontrollit të shtetit gjerman për 9 miliardë euro do ta dobësonin “Lufthansa”-n në dy aeroportet kryesore gjermane të saj, në Frankfurt dhe Mynih”, tha grupi.

Bordi mbikëqyrës i kompanisë tha se nuk qe në kushtet e duhura që ta miratonte planin mbështetës të negociuar për javë me radhë midis menaxhimit të grupit dhe qeverisë gjermane.

Ai ende e konsideron paketën e ndihmës së Berlinit si opsionin e vetëm të mundshëm për ruajtjen e parave të kompanisë, por organi mbikëqyrës e ka shtyrë vendimin e tij pa një datë të caktuar rifillimi.

Shpëtimi parashikon që shteti të marrë 20% të grupit për 300 milionë euro, përveç injektimit të 5,7 miliardë eurove fonde jovotuese nga të cilat një miliard mund të shndërrohet në aksione.

Kjo do të ishte hera e parë që shteti gjerman rikthehet në kapitalin e kompanisë, që nga privatizimi i plotë i saj në 1997.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img