E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_img

Gjendje alarmante në vend, rikthehen masat rigoroze

- Advertisement -spot_img

Numër më i lartë i të infektuarve në nivel ditorë nga fillimi i pandemisë me Kovid-19, është regjistruar sot – 243 raste të reja dhe 4 të vdekur. Alarmi për valën e dytë apo të tretë tashmë është kyçur. Po mendohet për vendosjen e masave të reja restriktive siç janë: Asgjë të mos punojë të dielën, ndërsa objektet hotelerike ditët e tjera të punojnë deri në orën 10 të mbrëmjes – me shumë gjasa ky do të jetë propozimi i Komisionit për Sëmundjet ngjitëse, i cili do të parashtrohet në Qeveri.

Kjo pason pasi që përqindja e djeshme por edhe e sotme e rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra ishte mbi 13%.
Nga Ministria e shëndetësisë thonë se ende nuk ka asnjë vendim, ndërsa gjatë fundjavës do të bëhen analiza.

“Deri në këtë moment, nuk ka asnjë vendim për masa të reja restriktive. Këtë fundjavë do të bëhet analizë e të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët. Në bazë të analizës së bërë që të merret qëndrim se a nevojiten masa dhe hapat e ardhshëm që do t’i rekomandohen Qeverisë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Situata është serioze dhe nxënësit duhet t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit për sëmundjet infektive, rikujtoi këtë mëngjes Ministria e Shëndetësisë.

“Respektimi i vazhdueshëm i masave dhe protokolleve në të gjitha fushat, përfshirë arsimin, mund të ndihmojë në stabilizimin e shpejtë të situatës epidemiologjike. Me situatë të qëndrueshme epidemiologjike do të rritet numri i fëmijëve që do të ndjekin mësim me prani fizike. Ne apelojmë për seriozitet dhe bashkëpunim maksimal nga të gjithë qytetarët, para nesh është një periudhë në të cilën të gjithë duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm”, potencojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

TV21 bëri analizë në nivel javor, se si ka lëvizur numri i rasteve të reja. Mund të sjellim përfundim se në dy javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja, ndërsa numri është lëvizur nga 700 deri në 950. Kjo javë edhe pse nuk ka përfunduar, numri është rritur në mënyrë drastike dhe momentalisht në nivel javor është 984.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe incizime nga ahengu i mbrëmshëm në lokal në qendër të kryeqytetit, ku nuk janë respektuar masat për mbrojtje nga virusi korona. Inspektorati i tregut me vendim do të mbyll kafe-barin e njohur. Kundër pronarit është ngritur padi penale.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,450AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img