Ballina Lajme Botë Gazetari austriak: Njëri nga sulmuesit ka rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Gazetari austriak: Njëri nga sulmuesit ka rrënjë shqiptare nga Maqedonia e Veriut

Gazetari i austriak Florian Klenk, ka bërë të ditur se njëri nga sulmuesit është me prejardhje shqiptare.

Klienk njofton se sulmuesi ishte duke u përcjell nga Shërbimi Sekret.

“Unë kam hulumtuar disa detaje rreth terroristit. Emri i tij është Kurtin S, i lindur në 2000. Ai është një 20 vjeçar, i cili ka lindur dhe është rritur në Vjenë dhe ka rrënjë shqiptare. Prindërit e tij vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk bien në sy kur bëhet fjalë për islamizmin”.

“Ai ishte në radarin e Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës sepse ishte një nga rreth 90 islamikë austriakë që donin të udhëtonin në Siri. Ai u ndalua ta bënte këtë në korrik. Policia nuk e ka paramenduar se ai po planifikonte sulm terrorist në Vjenë”.

https://twitter.com/florianklenk/status/1323525909920555008?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1323525909920555008%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.tetovasot.com%2F2020%2F11%2Fgazetari-austriak-njeri-nga-sulmuesit-ka-rrenje-shqiptare-nga-maqedonia-e-veriut%2F

Exit mobile version