Ballina Lajme Maqedoni “Gazeta Zyrtare” e Maqedonisë ka ndarë 1.6 milionë euro për përballje me...

“Gazeta Zyrtare” e Maqedonisë ka ndarë 1.6 milionë euro për përballje me coronavirusin.

Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare” e Republikë së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të Këshillit Drejtues, ka ndarë mjete të konsiderueshme nga puna e saj dhe vendosi në Buxhetin shtetëror të paguajë 100.000.000 denarë apo 1,6 milionë euro, si mbështetje me krizën e shkaktuar nga virusi Covid-19.

“Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si institucion me përgjegjësi shtetërore vendosi këto mjete ti paguajë në Buxhetin e Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe në suaza të masave antikrizë, t’ia vë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e NP “Gazeta zyrtare” e RMV-së.

NP “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut sinqerisht shpreson se me këtë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare do t’i ndihmojë shtetit për zbutjen e efekteve nga kriza e imponuar ekonomike, por edhe qytetarëve për përballje më të lehtë me sfidat në këto kohëra të vështira.

Exit mobile version