E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Gabimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që sollën pandeminë e koronavirusit.

- Advertisement -spot_img

Organizata Botërore e Shëndetësisë është vendosur në qendër të akuzave për keq menaxhimin e gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Kritikët thonë se organizata nuk e njoftoi botën në kohë dhe dha deklarata kontradiktore në lidhje me transmetimin e virusit tek njeriu apo kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, duke ndjekur përgjithësisht linjën e Kinës.

Ndërprerja e financimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka rindezur debatin për menaxhimin që kjo organizatë i bëri gjendjes së krijuar nga shpërthimi i koroanvirusit në mbarë botën.

Presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin nga organizata dhe kujtoi deklaratat e fillim janarit kur OBSh’ja tha se nuk kishte prova të mjaftueshme se virusi mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Një qëndrim i tillë i OBSh’së u bë pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet e Tajvanit për persona të infektuar në Kinën Kontinentale.

Më 14 janar Maria Van Kerkhove, eksperte për zhvillimin e sëmundjeve pranë OBSh’së, tha se studiuesit po përpiqeshin të gjenin mënyrat e transmetimit të virusit. Në fillim të janarit, sëmundja njihej vetëm përmes një grupi rastesh pneumonia atipike, ose pneumoni me origjinë të panjohur.

“Çdo vit në mbarë botën ka miliona e miliona raste të pneumonisë atipike,” u justifikua Dr. Mike Ryan, nga Programi i Emergjencave Shëndetësore i OBSh’së, transmeton Oraneës, duke shtuar në mes të sezonit të gripit, ishte “mjaft i jashtëzakonshëm” konfirmimi i 41 rasteve të veçuara në Ëuhan të Kinës.

“Virusi u identifikua më 7 janar dhe sekuenca gjenetike e tij u nda për të gjithë botën më 12 janar,” shton Ryan. Por OBSh’ja akuzohet se ka ndjekur linjën e Kinës që u përpoq fillimisht ta fshehë epideminë, duke rrezikuar pjesën tjetër të botës.

Pavarësisht gjendjes së vështirë të krijuar në Ëuhan të Kinës dhe përhapjes së virusit në Azinë Lindore e Juglindore, më 29 shkurt Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh kundër kufizimit të udhëtimeve ndërkombëtare me avion si dhe kundër vendosjes së kufizimeve tregtare. Kjo solli që mijëra kinezë të udhëtojnë së pari jashtë Ëuhanit dhe më pas në të gjithë botën.

Vetëm pasi virusi filloi të shpërndahej me shpejtësi në Europë, më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli Covid-19 pandemi botërore, rreth dy muaj pas shfaqjes së rasteve në Kinë.

Kufizimet e lëvizjes së qytetarëve në Europë filluan të vendosen nga mesi i marsit, kufizime që duke i parë nga sot duken të vonuara.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img