Frikë e madhe për Alberto Cerri, futbollistin e SPAL në Serie A, ku bën pjesë edhe Etrit Berisha.
Ai u përfshi në një aksident rrugor në periferi të Ferrara, në bordin e Porsche të tij, teksa u përplas me një makinë tjetër në një kryqëzim. Për fat të mirë, sulmuesi i SPAL-it nuk pati pasoja serioze. 24-vjeçari mbërriti nga Cagliari në Emilia në shkurt, pa e veshur dot asnjëherë fanellën e klubit nga Ferrara për shkak të një dëmtimi.
Makina e tij u mor me karrotrec, ndërsa vetë lojtari shpëtoi për mrekulli. Ai mund të rifillojë stërvitjen rregullisht me pjesën tjetër të ekipit në ditët në vijim.
Aventura kuqezi e ish-lojtarit të Juventusit në Sardenjë mbaroi me vetëm 6 gola në 56 ndeshje. Nevoja për të pasur më shumë minuta aktivizim e huazoi te SPAL, por sulmuesi i datëlindjes 1996 nuk debutoi dot aty, para pezullimit të kampionatit për shkak të Covid-19.