Në kohën kur pandemia e koronavirusit është përhapur në të gjithë botën, Federata Evropiane e Futbollit po tenton t’i përfundojë garat e nisura të këtij sezoni.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është i vendosur që finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/2020 të luhet më së largu me datë 29-të gusht, raporton BBC përcjell Klan Kosova.
UEFA është e vendosur që të gjitha kampionatet të zhvillohen deri në fund, e jo të anulohen.