Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Facebook’ tha se “coronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv”
“Për momentin janë duke u grumbulluar shumë të dhëna, punohet në vaksinën, ndërsa deri atëherë do të jetë i pranishëm. Do të shfaqen valë pacientësh, por me rëndësi është rritja e rasteve të reja të kontrollohet, që të mundet sistemi shëndetësor në mënyrë të përshtatshme të kujdeset për të gjithë pacientët”, tha Venko Filipçe.
Ai thekson se qytetarët duhet të kujdesen edhe për shëndetin mental të tyre gjatë krizës me COVID-19.
“T’i dallojmë mitet dhe faktet – kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë krizës. Të ndajmë informata të sakta, për mbrojtje efikase prej Covid-19 që të informohemi prej burimeve të besueshme”, potencoi ministri Filipçe në profilin e tij në ‘Facebook.