Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp informoi rreth gjendjes me coronavirusin në vend.
Ai tha se në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja, ndërsa ka pasur edhe tre viktima dhe 7 të tjerë janë shëruar.
“Në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë 3 persona, njëri nga Koçani dhe dy nga Tetova. Nga Klinika sot lëshohen 4 pacientë, ndërsa edhe tre të tjerë nga Dibra të cilët kanë qenë në shtëpi, janë shëruar”.
“Në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 raste të reja, prej të cilëve: 8 në Kumanovë, 4 në Shkup, 1 në Tetovë, 1 në Strugë dhe 1 në Shtip”, tha Filipçe.
Ndryshe, me rastet e sotme të konfirmuara numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 570 pacientë.