E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Fati i PSP-së në duart e atyre që zgjidhnin Prokurorë nga ,,defteri i Mijallkovit”

- Advertisement -spot_img

Në momentin kur i gjithë opinjoni po pret funksionimin e shtetit ligjorë dhe funksionimin e drejtësisë, nga ato shkëndija shprese që dikur i dha Prokuroria Publike Speciale, sot kjo Prokurori speciale po bëhet lëndë e protagonistëve të ashtuquajtura ,,Bomba”

Bisedimet e fshehta mes Kryeministrit Zaev dhe Liderit të VMRO-së Hristijan Mickovksi, për fatin e PSP, duke përjashtuar opozitën shqiptare për krijimin e një konsenzusi politik me të gjërë,lënë për të dëshiruar se Maqedonia e Veriut vazhdon edhe më tej të promovoj diskursin etnocentrik dhe përjashtues.

Inkuadrimi i BDI-së në këtë proces me anë të zyrtarëve që ishin pjesë e ,,bombave” dhe janë aktorët kryesorë që degjeneruan sistemin e drejtësise duke e politizuar dhe partizuar pa fund siç është rasti me Blerim Bexhetin i cili do të përfaqësojë BDI-në në grupet punuese për propozim ligjin e PSP, paraqet skandal të pa precedent.

Shtrohet pyetja çfar legjitimiteti ka BDI-ja që nëpërmjet Blerim Bexhetit, i cili së bashku me Musa Xhaferin zbatonin urdhërat e Sasho Mihajllkovit për të emruar Prokurorë dhe Gjykatës të lartë republikan.

A thua vallë tani nepermjet korrnizës ligjore, do ta bëjnë PSP një Gjykatë partiake speciale që do ti amnistoj të akuzuarit dhe te dyshuarit e BDI dhe VMRO të cilet janë pjesë e lëndëve të PSP?

I bëjmë thirrje Kryeministrit Zaev që të ndalojë me lojrat e tij dhe me drejtësinë e sidomos me Prokurorinë Publike Speciale, aq me tepër që ka zgjedhur VMRO-në dhe BDI-në të përfaqsuar nga Blerim Bexheti për të caktuar fatin ligjor te PSP.

Ftojmë urgjentisht Kryeministrin Zaev të krijoj konsensuz të gjërë politik për të krijuar ambient politik, për të siguruar perspektive dhe pavarsi të plotë Prokurorise Publike Speciale, dhe më pasë të krijohen grupe ekspertësh apartiakë që do të hartonin propozim ligjin i cili do të ishte në korelacion me idenë e themelimit të PSP, si organ i pavarur Gjyqësorë që do merrej me ndjekjen penale të zyrtarëve të dyshuar për krim dhe korrupcion që ishin pjesë e përgjimeve telefeonike.

Aleanca për Shqiptarët

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img