E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Eksperti i coronavirusit parashikon se sa kohë mund të zgjasë pandemia: “Kjo do të jetë një maratonë”.

- Advertisement -spot_img

Dyshimet vazhdojnë të rriten për shkak të numrit të të sëmurëve, të të vdekurve, të të rikuperuarve dhe të rasteve të reja me coronavirus që regjimi kinez i ofron botës, dhe mes këtyre dyshimeve tani po ndodh një polemikë e re.

Në të njëjtën kohë që Pekini vlerësoi se deri në prill mund të kishte një pauzë të pandemisë, një ekspert nga Hong Kongu, kundërshtoi ato parashikime dhe tha se zvogëlimi do të shihet vetëm në verë.

Profesori Gabriel Leung, nga Universiteti i Hong Kongut, theksoi se pauza e Covid-19 nuk do të shihet domosdoshmërisht si pasojë e rritjes së temperaturës, megjithëse do të jetë në verë kur të ndodhë ndalimi më i madh, të paktën në atë hemisferë, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi i studiuesit erdhi disa ditë pasi një doktor nga Kina, Zhong Nanshan, tha që pandemia do të ishte nën kontroll deri në fund të prillit.

“Pas fundit të prillit, askush nuk mund të thotë me siguri nëse do të ketë një shpërthim tjetër të virusit apo nëse ai do të zhduket në mot të ngrohtë … megjithëse aktiviteti i virusit sigurisht që do të ulet me temperatura më të larta”, tha Zhong.

“A do të na japë pushim moti i ngrohtë? Përgjigja ka të ngjarë jo”, tha Leung gjatë pjesëmarrjes së tij në një forum të Covid-19.

“Jam dakord se në hemisferën veriore, muajt e verës mund të na japin pak pushim, por jo sepse është verë. Por sepse shumica e njerëzve të prirur tashmë janë ekspozuar dhe janë infektuar, por edhe janë shëruar, ndërsa një pjesë e vogël ka vdekur”, shpjegoi Leung para audiencës virtuale që po e dëgjonte.

“Kjo do të jetë një maratonë. Ne me siguri do të kalojmë në disa cikle të shtypjes së infeksionit përmes masave shumë të ashpra nëse është e nevojshme, duke i hequr ato kur shohim një pauzë (në shpërthim), dhe pastaj t’i kthejmë ato përsëri për të paktën muajt e ardhshëm”, tha Leung.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img