Kampioni botëror i karatesë Enver Idrizi i lindur dhe i rritur në Shkup, më konkretisht në Saraj edhe pse familja e tij ishin shpërngulur nga Kosova, Enver Idrizi lindi në Shkup dhe sot e kësaj dite nuk e gëzon të drejtën e shtetësisë.
Në një prononcim për portalin Gurra.mk kampioni i botës u shpreh:
“Atë që ta bën i yti, nuk ta bën askush. Ky është dështim për politikanët shqiptarë, ata rrinë në Qeveri si kukulla. Unë kam aplikuar tri herë për shtetësi dhe më kanë refuzuar. Arsyet pse jam refuzuar është se, sipas tyre, kam qenë pjesëmarrës në luftëra dhe se kam lidhje me Iranin!”.