Drejtori I Spitalit Psikiatrik Qamil Kovaçi, sot në mënyrë solemne ka bërë ndarjen e 13 vendimeve të punës. Një pjesë e vendimeve janë për personelin mjekësor ndërsa pjesa tjetër janë për personel teknik dhe logjistik. Me shpërnarjen e këtyre vendimeve të reja, dukshëm rritet përfaqësimi I shqipatarëve në spitalin Psikiatrik-Shkup.
Nëpërmjet angazhimit të kuadrove të reja, spitali njëherë ofron edhe shërbim sa më cilësor ndaj pacientëve që janë me sëmundje mendore dhe psikiatrike, që kërkon një vëmendje të madhe”, u shpreh, drejtori Qamil Kovaçi.
Drejtori Kovaçi ka transformuar dhe reformuar këtë spital, duke krijuar kushte sa më të mira për pacientët, edhe atë duke rikonstruar repartet, blerjen e shtretërve të rijë dhe duke mbajtur higjienë më të madhe.
Kohë më parë drejtori Qamil Kovaçi ka shpërndarë 11 vendime pune për motra medicinal.