Ballina Lajme Kosovë Dorëheqja e Thaçit, Vjosa Osmani u.d. presidente e Kosovës

Dorëheqja e Thaçit, Vjosa Osmani u.d. presidente e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme njoftoi se Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën kundër tij dhe se si rrjedhojë ai jep dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës.

Pas dorëheqjes së Presidentit, neni 90 pika 1 e Kushtetutës së Kosovës i jep të drejtë Kryetarit të Kuvendit për të marrë postin e Presidentit, në këtë rast Vjosa Osmanit.

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës. Urdhri i Presidentit për kalimin e përgjegjësive duhet të përmbajë veçanërisht arsyet dhe kohëzgjatjen e kalimit të përgjegjësive, nëse ka njohuri për to. Presidenti i Republikës së Kosovës do të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive kur të jetë në gjendje t’i ushtrojë përgjegjësitë, dhe kështu Kryetarit të Kuvendit i pushon posti i ushtruesit të detyrës së Presidentit” shkruhet në Kushtetutën e Kosovës.

Exit mobile version