Pasi Bashkimi Evropian i dha vendit katër milion euro për masa emergjente për ballafaqim me coronavirusin COVID-19, Ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov, publikoi një ilustrim me qëllimet dhe sasitë e përcaktuara saktësisht se për çfarë ndihme bëhet fjalë.
“Pjesë e ndihmës së BE-së si ilustrim!”, shkroi Dimitrov.
Paratë do të shpenzohen kryesisht për blerjen e pajisjeve të specializuara mjekësore, si dhe fonde për mbrojtje dhe mjekimin e COVID-19.