Ballina Jetë Karierë Dije Lohaj: Liria po kërkon shpirtin tim

Dije Lohaj: Liria po kërkon shpirtin tim

Poezi nga Dije Lohaj

LIRIA PO KËRKON SHPIRTIN TIM

Del nga plasa e shkrepave,

Pasi i ka mundur ligësitë

Dhe, e drejton dorën

Prej nga vjen drita,

Prej nga çohen peshë cunamët

Dhe bëhet gjak i shpirtit,

Rojë e tharmit të tokës.

Në këmbë mbi lirinë

Secili gjen yllin e vet,

Qiellin pa rezeza.

Liri!

Vetëm ti di ecjen tonë

Dhe emrin e atdheut

Vetëm ti e di.

Në kala

Vetëm ti i falesh

Hijes sate,

Atdheun cep më cep

E mbush me dhe mëmëdheu,

Vetëm ti

Mund të matësh

Atin dhe Mëmën,

Vetëm ti

Gjunjëzohesh më thellë sesa unë

Para gjakut,

Vetëm ti dëshmorit i jep shpirt.

Të jap jetën time, liri!

Që të ringjallesh

Nga hiri yt,

Feniksi im

I ditëve tona.

Exit mobile version