Në një interval prej 30 minutave në Tetovë janë djegur dy vetura të kompanisë energjetike EVN-Maqedoni. Ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 1 pas mesnate, njofton TV Shenja.
Ende nuk dihet për shkakun e zjarrit që ka kapluar dy veturat në fjalë.
Kjo ndodhi një ditë para protestës së paralajmëruar kundër shtrenjtimit të energjisë elektrnike.
Nisma qytetare kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë për sot në ora 19 ka paralajmëruar protestë në disa qytete të vendit.