Pacientët e hospitalizuar në Spitalin e Kumanovës të infektuar nga coronavirusi, do të transferohen në Shkup, pasi një pjesë e madhe e të punësuarve në spital janë në vetizolim.
Këtë e njoftoi sot në konferencë për shtyp Venko Filipçe. Ai shtoi se bëhet fjalë për shtatë persona të cilët janë të hospitalizuar në Spitalin e Kumanovës, ndërsa janë pozitiv me Covid-19.
Filipçe gjithashtu tha se në Spitalin e Kumanovës do të bëhet përzgjedhje e pacientëve, me çka sipas gjendjes së tyre shëndetësore do të vendoset se cilët të parët do të transferohen në Shkup.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi se në mbledhjen e sotme të Komisionit për Sëmundje Infektive është diskutuar për kërkesën që Kumanova të vendoset në Karantinë, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjellë qeveria në seancën e nesërme.