Khabib Nurmagomedov nuk do të mbrojë titullin e peshave të lehta kundër Tony Fergusonit shkaku i krizës nga coronavirusi.
Përballja mes dy yjeve të MMA anuluar për të katërtën herë, derisa pritej që të zhvillohej më 18 prill në New York.
Por, tani i gjithë qyteti është në karantinë dhe UFC ka filluar të kërkojë një lokacion të ri.
Korea Jugore dhe Floria ishin dy opsionet e mundshme, mirëpo Khabib ka bërë të ditur se ai nuk do të përballet me Fergusonin në këtë muaj.
“Duke qëndruar në vetëizolim dhe duke lexuar reagimet e njerëzve rreth përballjes time, kthehet në atë se e gjitha bota duhet të jetë në karantinë”, ka shkruar ai në Instagram.
“Qeveritë e të gjitha vendeve, persona të famshëm dhe personat e tjerë duhet t’i përmbahen rregullave që të mos përhapet virusi, të shpëtojnë njerëzit dhe Khabib është i liruar nga të gjitha obligimet dhe të stërvitet”.
“Jam i zhgënjyer që meçi është anuluar, ndoshta si të gjithë, kisha shumë plane pas luftës, por nuk mund t’i kontrolloj të gjitha”, ka shtuar më tej ai.
Presidenti i UFC Dana White është i vendosur që UFC 249 të zhvillohet dhe Ferguson mund të përballet me Justin Gaethje ose Conor McGregorin.