E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

Cila është shkalla e vërtetë e vdekjeve nga coronavirusi? Shifra që tregojnë një dallim të madh, në disa vende të ndryshme!

- Advertisement -spot_img

Shkalla e vërtetë e vdekjes së coronavirusit është ende një mister edhe kur shpërthimi global i virusit përgatitet të hyjë në muajin e tij të katërt.

Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, të dhënat nga e gjithë bota sugjerojnë se 4.5 për qind e njerëzve që preken nga coronavirusi – një në çdo 22 pacientë – po vdesin nga sëmundja.

Siç thuhet më tej, janë regjistruar afërsisht 23,700 vdekje nga gjithsej 530,000 raste, sipas të dhënave të sotme.

Sipas të njëjtit shkrim, shkalla e vërtetë e vdekshmërisë pritet të jetë në mënyrë të konsiderueshme më e ulët, por numri zyrtar ndryshon egërsisht nga një vend në tjetrin për shkak të mënyrës sesi njerëzit testohen.

Për shembull, Italia, vendi më i prekur në botë, ka një shkallë masive fataliteti 11.3 për qind – pasi më shumë se 9,100 njerëz kanë vdekur atje.

Italia, vendi më i prekur në botë, ka një shkallë fataliteti 11.3 për qind

Kjo është hedhur poshtë si një shkallë mesatare duke pasur parasysh popullatën e moshuar të vendit dhe intensitetin e epidemisë në një zonë relativisht të vogël.

Ndërkohë, Gjermania ka një shkallë vdekjeje shumë të ulët vetëm 0.62 për qind, me vetëm 304 vdekje nga afro 50,000 pacientë.

Dhe kjo mund të ndodhë sepse pacientët janë më të rinj dhe vendi po teston më rigorozisht edhe ata që janë vetëm me simptoma më të buta.

Regjimet qeveritare të testimit, të cilat ndryshojnë në të gjithë botën, ndikojnë se sa mirë apo keq duket niveli i vdekjes së një vendi, shkruan tutje Daily Mail.

Një numër i lartë i pacientëve në krahasim me një numër të ulët të vdekjeve do të zvogëlojë shkallën e vdekjes, por nëse vetëm njerëzit që janë sëmurë rëndë testohen – siç është rasti në Mbretërinë e Bashkuar, për shembull – shkalla e vdekjeve do të jetë më e lartë se realiteti sepse rastet e buta nuk llogariten dhe një pjesë e madhe e atyre që diagnostikohen do të vdesin.

Numri i testeve për person nuk përputhet me nivelet e vdekjeve të vendeve, megjithatë, tregon se faktorë të tjerë si aftësia spitalore dhe mosha e pacientit janë gjithashtu të rëndësishëm.

Shkalla e vdekjeve aktuale në Mbretërinë e Bashkuar është 5.21 për qind, me 759 vdekje nga 14.579 raste të konfirmuara – por janë duke u testuar vetëm pacientët në spital.

Ndërkohë, një studim i të dhënave nga Wuhan, ku filloi virusi, sugjeroi që shkalla e vërtetë e vdekjes së pacientëve me coronavirus është rreth 1.4 për qind – më e ulët se sa vlerësimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë prej 3.4 për qind.

Zvicra, një vend me vetëm 8.4 milionë njerëz, ka një nga nivelet më të larta të testimit midis kombeve me shpërthime të mëdha, duke testuar 10.88 njerëz për njëmijë persona, sipas të dhënave më të fundit.

Ajo gjithashtu ka një shkallë të ulët të vdekjes – 1.68 për qind, me 207 vdekje nga rreth 12.300 raste.

Ndërkohë vendet me shkallë vdekshmërie rreth pesë për qind – Franca (5.74), Mbretëria e Bashkuar (5.21) dhe Holanda (6.33) – kanë një kapacitet testimi në mënyrë të konsiderueshme më të ulët.

Për shembull, Franca po teston vetëm 1.49 njerëz për njëmijë; Mbretëria e Bashkuar po teston 1.59 për njëmijë; dhe Holanda po teston rreth 2.21 për njëmijë.

Por testimi i gjerë nuk siguron që niveli i vdekjeve të mbetet i ulët, thekson DailyMail.

Kjo pasi që Italia dhe Spanja kanë shkallë të lartë testimesh – përkatësisht 5.79 dhe 7.1 teste për mijëra njerëz – por gjithashtu kanë nivelin më të lartë të vdekjeve në botë.

Shkalla e vdekjes së Italisë thuhet se është aq e lartë sepse vendi ka një popullsi kaq të moshuar, me gati një të katërtën e njerëzve (22 për qind) të moshës 65 vjeç ose më të vjetër.

Dhe të moshuarit kanë më shumë të ngjarë të vdesin nëse preken nga coronavirusi, tregojnë statistikat.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img