E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Çifti Ahtisaari shërohen nga coronavirusi, dalin negativ në testin e fundit.

- Advertisement -spot_img

Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe bashkëshortja e tij Eeva Ahtisaari, të cilët ishin diagnostikuar me infeksionin e coronavirusit muajin e kaluar po shërohen gradualisht, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Zyra e Presidentit të martën.

Po sipas të njëjtit njoftim, shkruajnë mediat e huaja, të dy ata janë testuar përsëri dhe kanë dalë negativ në testin për coronavirus.

Ish-presidenti 82 vjeç u infektua nga coronavirus më 24 mars ndërsa ish Zonja e Parë – 82 vjeçe – më 21 mars.

Eeva mori pjesë në një koncert që shënoi Ditën Ndërkombëtare të Grave në Helsinki, më 8 mars, ku një pjesëmarrëse kishte dalë pozitive në testin për coronavirus.

Ahtisaari, gjithashtu një laureat për Çmimin Nobel, ishte presidenti i 10-të i vendit dhe shërbeu nga 1994 deri në 2000.

Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008 për kontributin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ai është gjithashtu themeluesi i një organizate jofitimprurëse Iniciativa e Menaxhimit të Krizave, e cila punon për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img