Ballina Lajme Botë CEO i Pfizer: Vaksina kundër koronavirusit, përparimi më i madh mjekësor në...

CEO i Pfizer: Vaksina kundër koronavirusit, përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit

CEO i kompanisë farmaceutike Pfizer, Albert Bourla deklaroi se vaksina e tyre për koronavirusin është “përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit”.

“Vaksina do të jetë përparimi më i madh mjekësor në 100 vitet e fundit”, u shpreh drejtori ekzekutiv i Pfizer.

Më herët, Pfizer deklaroi se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.

Bourla shtoi se vaksina do të jetë në dispozicion falas për të gjithë qytetarët amerikanë dhe se Pfizer planifikon të ketë më shumë se 1 miliard doza në dispozicion vitin e ardhshëm.

Bourla po ashtu i tha CNN-it se ishte e paqartë se sa kohë mund të zgjaste mbrojtja nga vaksina.

Exit mobile version