Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev është mandatar për formimin e qeverisë së re. Në afatin 20 ditor kushtues ai duhet të krijoj shumicën prej 61 deputetëve. Zaev dhe Ahmeti të enjtën kanë negociuar rreth tre për programin qeverisës, por nuk kanë dhënë detaje në këtë drejtim.
Me marrjen e mandatit Zaev ka thënë se do të angazhohet për krijimin e një qeverie modern, stabile dhe prosperuese, e cila do ti respektoj tri marrëveshjet kyce: Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen për fqinjësi me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Ohrit.
Ai ka thënë se, qeveria e re me mandate katër vjecar nuk do të jetë e ngarkuar me nacionalizëm dhe paragjykime etnike.
Por, pas takimit me liderin e BDI-së, ai nuk ka dashur të jap detaje rreth negocitave për koalicionin qeverisë.
„Me të vërtetë kemi sukses në shumë aspekte, por kemi edhe cështje të cilat nuk janë mbyllur, ndërsa janë shumë serioze. Për detaje nuk do të diskutoj, sepse nuk dua që procesi negociues të mediatik”, është shprehur ai.
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se, ka baza për përparim marrëveshje për qeveri.
Në takimin konstruktiv dhe produktiv që zgjati tre orë janë arritur bazat për përparim i cili çon deri te marrëveshja e koalicionit për Qeveri të re evropiane të përkushtuar në integrimet evropiane, në ekonomi, barazi dhe në sundimin e ligjit.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njoftoi se partia e tij po ngrin marrëdhëniet me Presidentin, Stevo Pendarovski dhe do të rishikojë politikat drejt Zyrës së Presidentit.
Ai e njoftoi këtë pas takimit me Presidentin në Villa Vodno. Mickoski dhe disa deputetë nga VMRO-DPMNE kërkuan një përgjigje nga Pendarovski pse ai ia dha mandatin për përbërjen e qeverisë së re liderit të LSDM-së, Zoran Zaev pa një shumicë parlamentare të siguruar.
Zaev si një mundësi për një koalicion të ardhshëm, për të cilin tha se shpreson të formojë përpara afatit kushtetues prej 20 ditësh, ka edhe deputetë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që së bashku fituan 12 vende, gjë që ende nuk është e mjaftueshme për një shumicë qeveritare.
Nëse Zaev nuk arrin të formojë një qeveri brenda njëzet ditëve, mandati duhet të kthehet dhe t’i jepet koalicionit të radhës së dytë VMRO-DPMNE, e cila fitoi dy vende më pak se koalicioni LSDM, pra 44.