Në ditën e festës së pavarsisë së shtetit të dytë shqiptar, Republikën e Kosovës, po festohet gjithandej ku ka shqiptar.
Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti sonte festoi në odën e ansamblit DUFLLA e cila për nder të festës së Pavarsisë kishte organizuar mbremje folklorike me grupe dhe artist nga vendi, Shkupi Tetova, Gostivari dhe Kosova.
Të shumta ishin këngët e rapsodëve që i kënduan pavarsisë, flamurit dhe heronjëve mirëpo vlen të theksohet kënga “Zakon Burri” që si duket kishte një mesazh të qartë nga kryetari i komunës z.Blerim Bexheti.
Kush na vjen pa thirrë në obor,
na si lam as vend për vorr.
Pasha jetën e pasha malet
Burri vdes e nuk lun prej fjalës
Këto janë disa nga vargjet e këngës që kënduan rapsodët e si duket përçon një porosi të qartë për opozitën e bashkuar e cila po tenton të hyjë në teritorin e Bexhetit.
Më poshtë ju sjellim videon nga atmosfera në odë