E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

BESA bllokon punën e kuvendit

- Advertisement -spot_img

Ambiciet e BDI-së dhe Lëvizjes Besa për të kryesuar Komisionin për Çështje Evropiane kanë bllokuar punën e Kuvendit. Alsat nga burime brenda grupeve parlamentare mëson se as partia e Ali Ahmetit dhe as ajo e Bilall Kasamit nuk heqin dorë nga ky trup punues. Jo zyrtarisht dyja subjektet kërcënohen me prishje partneriteti.Ditë më parë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka komunikuar me Kasamin për të gjetur gjuhë të përbashkët, por nga ai ka marrë përgjigjen se nuk do të pranojnë trup tjetër punues derisa këtyre si subjekt u takon vetëm një komision.Kryetari i Kuvendit mbetet në qëndrimin se pa propozim konkret për trupa punues, nuk mund të thirret seancë plenare. Edhepse ishte paralajmëruar për sot, një takim koordinues mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare nuk ndodhi.Në parim partitë parlamentare janë pajtuar për numrin e komisioneve që do t’i udhëheqin, ndërsa VMRO-DPMNE-ja ka caktuar edhe kandidatët të cilët do t’i propozojë në mbledhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img