E enjte, 26 Dhjetor, 2024
spot_img

Bernard Berisha tregon se si fitoi veturë nga presidenti i klubit, flet edhe për shumë gjëra rreth Kosovës, klubit dhe karrierës së tij.

- Advertisement -spot_img

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha, ka treguar disa gjëra interesante rreth karrierës së tij.

Ai foli për “FanZone” rreth eksperiencës së tij te Akhmat Grozny në Rusi, por pa harruar përvojën që mori te Skënderbeu, ku pastaj kaloi në futbollin rus.

“Në Rusi po qëndrojnë në shtëpi për shkak të këtij virusi. Shpresoj të kalojë shpejt, pasi ne jemi mësuar me aktivitete, por tani i rëndësishëm është shëndeti. Klubi ka vendosur të qëndrojmë një muaj pushim, pasi këtu është vendosur më 30 maj, e deri në një maj do të jemi në shtëpi pastaj do të varet nga situata. Te Akmati jam përshtatur shumë mirë dhe kam shumë respekt për klubin, kontratën e rinovova pa e parë fare”, ka thënë fillimisht ai.

Berisha tregon se në klubin e Akhmatit nuk mungojnë befasitë dhe dhuratat.

“Kisha një mosmarrëveshje me trajnerin dhe presidenti kërkoi që unë të luaja. Trajneri më futi në fushë dhe shënova gol e pas ndeshjes më thanë që më kërkon presidenti. E pashë që ishte një makinë dhuratë nga klubi në shenjë respekti”, ka treguar “Berni”.

Berisha luan së bashku me Odise Roshin tash e një kohë ndërsa tregon për afërsinë me të.

“Roshi këtë sezon ka treguar një gjendje shumë të mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Mundohem të jem afër me të pas largimit të Balajt, që ishte shoku i tij më i mirë. Unë dhe Roshi të japim më të mirën për klubin dhe kombëtaret tona”.

Shtyrja e Maqedoni e Veriut – Kosovë, sipas Berishës ka qenë vendim i duhur.

“Ishte vendimi i duhur, pasi jemi të gjithë pa stërvitje. U bëj thirrje të gjithëve që duhet të jemi të përqendruar e të dëgjojmë çfarë thonë mjekët. Ne nuk kemi fuqinë e Gjermanisë apo shteteve të tjera. Në Kosovë, përveç virusit, edhe situata e politikës nuk është e mirë, por ata duhet të jenë bashkë në këto momente të vështira e për këtë duhen falënderuar mjekët me punën e tyre”.

Në fund ai falenderon klubin e Skënderbeut që i ndihmoi të ngitet në karrierë.

“Dua të falënderoj lojtarët e Skënderbeut, pasi më afruan shumë shpejt. Futbolli luhet për tifozët dhe unë dua gjithmonë të fitoj në këtë lojë. Çdo stërvitje kisha problem për t’u përshtatur, pasi kishte shumë lojtarë të mirë teknikisht. Në fillim hasa vështirësi te Skënderbeu, por më pas trajneri Josa ka bërë një punë shumë të madhe me mua. Skënderbeun dua ta falënderoj, edhe presidentin Takaj, ua kanë qenë shumë korrekt”, ka thënë ai. 

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img