E diel, 22 Dhjetor, 2024
spot_img

BDI: Punësim në çdo familje.

- Advertisement -spot_img

Kandidatja për deputete e Zonës 1, dhe njëherit edhe Kryetare e Forumit
të Gruas në Saraj, Shermine Mahmuti, sot ju drejtua qytetarëve nga
Sheshi Skënderbeu në Shkup, duke shpalosur projektet për të rinjt dhe
familjet e reja, si dhe përcaktimet e saja si deputete e ardhshme në
Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Në vazhdim teksti integral i fjalës së
saj:
“Po qëndroj këtu para jush si kandidate i BDI-së, por edhe më shumë si
nënë dhe si aktiviste e një OJQ për familjet e reja. Kështu, motivi im
për tu kandiduar për herë të parë si deputete, është për të kontribuuar
në përmirësimin e jetës së familjeve të reja dhe krijimin e shanseve për
të rinjtë. Kur Naser Ziberi e prezantoi planin e tij për 100 ditshin e
parë si Kryeministër shqiptar, u ndjeva shumë e gëzuar që fokusi i tij,
nuk është vetëm tek barazia, drejtësia e barabartë dhe rilindja
ekonomike, por edhe në mundësitë për familjet e reja.

Kjo duhet të jetë prioriteti ynë si politikanë – të krijojmë një
mjedis, ku të rinjtë dhe veçanërisht familjet e reja, duan të qëndrojnë
në vendin tonë, në vend se të ndiejnë nevojën për të shkuar jashtë
vendit për të krijuar një jetë më të mirë. Dhe vërtetë, ne nuk mund të
bëjmë mrekulli dhe askush nuk do të mund ta ndalojë këtë prirje të
dëmshme nga dita në ditë. Por ajo që mund dhe duhet ta bëjmë
urgjentisht, është që të bëjmë gjithçka që mundemi, për të mbështetur
familjet e reja në Maqedoninë e Veriut.

Sigurisht që, një nga çështjet më të rëndësishme për familjet e reja
është punësimi. Ti sigurosh familjes nevojat e përditshme dhe një
shtëpi, është një sfidë për shumë baballarë dhe nëna të reja. Nisma për
të siguruar një hua shtetërore prej 20,000 Euro për çdo familje të re,
për blerjen ose ndërtimin e shtëpisë së tyre të parë, është një nga
masat më efektive që shteti mund t’i bëjë për të mbajtur familjet e reja
në vend – kjo masë, e cila do të zbatohet menjëherë, më në fund u jep të
gjithëve mundësinë për të krijuar një shtëpi, gjë që është bazike për
jetë.
Një shtëpi dhe një punë – këto janë gjërat më të rëndësishme për të
mbajtur familjet e reja në vend. Nisma e kryeministrit të parë shqiptar,
që për çdo familje të ketë të paktën një të punësuar për të pasur të
paktën një të ardhur të qëndrueshme, ndryshon gjendjen dhe krijon siguri
financiare për mijëra familje në Maqedoninë e Veriut. Të këtilla janë
edhe masat për punësimin e të rinjve: taksa zero të të ardhurave për
punonjësit nën 35 vjeç dhe stimulimi shtetëror prej 1500 Euro për
ndërmarrjet që i japin një të riu mundësinë e punësimit të tyre të parë.
Përmirësim të cilësisë së jetesës për familjet e reja – këtë e shoh si
detyrën time më të rëndësishme si deputete e ardhshme e Kuvendit. Vende
të punës, paga më të larta dhe mbështetje për të krijuar një shtëpi,
janë çështjet e para me të cilat duhet të merremi. Por, kur flasim për
cilësinë e jetës, ka më shumë për tu bërë. Sidomos për nënat e reja,
kujdesi për fëmijët është thelbësor që ato të mund ta vazhdojnë arsimin
ose punën. Me edukimin e detyrueshëm parashkollor, nga mosha 3 vjeç dhe
ndërtimin e kopshteve për fëmijë në çdo lagje, Kryeministri i parë
shqiptar do të vendosë themelet e politikës bashkëkohore familjare.

Dhe për fund, por po aq e rëndësishme për familjet sa edhe vetë siguria
financiare – është kalimi i kohës me njëri-tjetrin. Vendosja e orarit
fleksibël të punës gjatë javës dhe një ditë gjysmë pune të premten, do
të sigurojë më shumë kohë private, më shumë kohë për familjen dhe më
shumë shëndet mendor.

Zgjedhja e Kryeministrit të parë shqiptar është një simbol i fortë për
barazinë në vend – por gjithashtu do të përmirësojë edhe jetën e
përditshme të mijëra familjeve dhe do të krijojë një ambient, ku të
rinjtë do të kenë shanse reale dhe siguri ekonomike për të krijuar
familjen e tyre këtu në vendin ku kanë lindur dhe ku ata kanë shtëpinë.”

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img