E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Bajraktar: Nuk ka vendim për pushim kolektiv, për këtë vendos Shtabi i Krizës.

- Advertisement -spot_img

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar sot deklaroi se nuk është miratuar vendimi prej të hënës të gjithë personat e punësuar të përdorin pushim kolektiv, si një nga masat për ballafaqimin me koronavirusin dhe se ato do të krijohen në pajtueshmëri me nevojat.

“Për momentin nuk ka një vendim të tillë. Shtabi i Krizës është duke e monitoruar situatën dhe masat do t’i krijojë në pajtueshmëri me nevojat që do të paraqiten këto ditë”, tha Bajraktari duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Zëvendësministri paralajmëroi se prej të hënës do të paguhen paratë për kujdes ndaj një personi tjetër dhe shtesa prindërore për fëmijët, të cilat janë vonuar për tre muaj, dhe se në asnjë rast nuk janë hequr këto të drejta. Bajraktari sqaroi se në periudhën e kaluar është kryer ripërtëritje e dokumentacionit për kujdesin ndaj një personi tjetër dhe shtesën prindërore për një fëmijë dhe se sot janë nënshkruar dokumentet.

Deri më tani, sipas tij, MPPS-së nuk ka asnjë informacion se sa punonjës që nga fillimi i krizës me Kovid-19 janë pushuar nga puna dhe nëse numri i personave që kërkojnë mbrojtje sociale është rritur pasi periudha e aplikimit për ndihmë sociale është duke vazhduar.

“Për momentin nuk e dimë sa persona janë pushuar nga puna. Aplikimi ndodh në prill. Presim një numër në rritje të aplikantëve”, tha Bajraktar, i cili paralajmëroi se numri do të dihet pasi të përfundojë aplikimi.

Ministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkriel, ndërkohë, informoi se në regjistrin e tyre janë regjistruar 239 persona të pastrehë dhe se MPPS-ja është koordinuar me MPB-në për t’u ndihmuar këtyre personave gjatë krizës së koronavirusit dhe orës policore.

“Ekipet tona, të cilat janë akoma në dispozicion 24/7 në mënyrë të koordinuar operojnë së bashku me anëtarët e MPB-së. Të pastrehëve u sigurohet ushqim, kujdes shëndetësor dhe produkte higjienike”, deklaroi Shkriel.

MPPS-ja dhe Kryqi i Kuq në periudhën e kaluar kanë siguruar kapacitete të rritura për akomodimin e personave të pastrehë dhe në të njëjtën kohë janë hapur katër pika rajonale. Qendrat e punës sociale janë të hapura gjatë gjithë kohës dhe ekipet e tyre janë në dispozicion 24 orë në ditë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img