Ballina Lajme Botë Avioni amerikan “rrethohet” nga dy avionë rusë!

Avioni amerikan “rrethohet” nga dy avionë rusë!

SHBA akuzoi dy avionë rusë për manovra “të pasigurta dhe joprofesionale” gjatë një takimi në ajër me një avion patrullues amerikan në Detin Mesdhe. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes identifikoi avionët si model Su-35 dhe tha se shoqëruan avionin amerikan P-8A Poseidon për 64 minuta në hapësirë ajrore ndërkombëtare. Avionët rusë nuk lejuan avionin amerikan të kryente manovra të sigurta, shtoi Departamenti i Mbrojtjes.

Incidenti, për të cilin amerikanët publikuan edhe një video, ndodhi në të njëjtën ditë kur ushtria amerikane tha se Rusia kishte dërguar avionë luftarakë në Libi për të mbështetur mercenarët rusë që luftojnë atje.

Flota e Gjashtë, së cilës i përkiste avioni amerikan, është e stacionuar në Napoli, prej nga punon për sigurinë dhe stabilitetin e Europës dhe Afrikës, sipas Departamentit të Mbrojtjes.

Exit mobile version