E diel, 29 Dhjetor, 2024
spot_img

Autoriteti i Konkurrencës: Qeveria krijoi monopol në shërbimet telekomunikuese.

- Advertisement -spot_img

Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës i datës 02.04.2020 nr. 05/21 me të cilin përjashton Ligjin e Prokurimit Publik për shërbimet telekomunikuese që ofron Telekomi i Kosovës, si shërbime me rëndësi të veçanta shtetërore, mund të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës .

Sipas AKK-së, neni 119 pika 3 thotë se “Veprimet që kufizojnë konkurrencën e lirë përmes vendosjes ose abuzimit të pozitës dominuese, ose praktikave që e kufizojnë konkurrencën, janë të ndaluara, me përjashtim kur këto lejohen në mënyrë eksplicite me ligj.”

AKK thotë se me këtë vendim Qeveria e Kosovës i ka përjashtuar në tërësi ofertat që mund t’i ofrojnë ndërmarrjet për shërbime telekomunikuese, duke i përjashtuar procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik, dhe duke e bërë monopol natyror, “Telekomin e Kosovës”

“Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 10: Ekonomia e tregut me konkurrencë të lirë është bazë e rregullimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Si e tillë institucionet e shtetit e posaçërisht Qeveria e Kosovës dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, është i obliguar ta zbatojë këtë dispozitë kushtetuese dhe Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrencës. Integrimi i Kosovës në BE dhe standardet që dalin nga Rregulloret e Komisionit Evropian (Neni 101 i TFEU-së) që kërkohen të arrihen në këtë proces është një tjetër faktor përcaktues dhe nxitës për fushën e konkurrencës”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img