E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img

Arrestohet personi që prodhonte “ilaçe” kundër coronavirusit.

- Advertisement -spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Gjilan një person të dyshuar për shkak të veprës penale prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan thuhet se “i dyshuari K.A., përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka prezantuar një bar, duke theksuar se me atë produkt shërohet Coronavirusi, i cili edhe e ka prezantuar mostrën e barit, me ç’rast e njëjta është konfiskuar dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës”.

“Gjithashtu, i dyshuari K.A., më 06 prill 2020, në profilin e tij në rrjetin social ‘’Facebook’’, ka publikuar informacion me mbishkrim ‘’Përshëndetje, a ka vullnetar të infektuar me corona virus që do të perdorë barin që e bëjë unë në bazë bimore. Veprimi i barit: specter të gjerë kundër viruseve, veprim kundër replikimit të virusit brenda qelizës, stimulon sistemin imunitar për të luftu infeksionin. Bari përdoret vetëm një javë, nuk ka efekte anesore (nuk janë te njohura, bari është falas sasia e kufizuar). Imuniteti formohet brenda 10 dite’’,  thuhet në njofti, përcjell Telegrafi.

Tek i dyshuari gjatë bastisjes nga inspektorët policor dhe farmaceutik janë gjetur 45 litra alkool etilik 95% pa prejardhje, me ç’rast i njëjti është sekuestruar dhe është dorëzuar në Doganën e Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img