E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
spot_img

Anulohet matura shtetërore, 2019/2020, vazhdon mësimi onlajn deri në fund të vitit shkollor (VIDEO)

- Advertisement -spot_img

U anulua matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për këtë vit shkollor, 2019/2020 për nxënësit e shkollave të mesme. Të gjithë do të marrin diploma për arsimin e mesëm të kryer me të njëjtën rëndësi si vitet e kaluara, tha këtë pasdite në një konferencë për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, duke komunikuar një sërë masash nga plani arsimor që Qeveria i miratoi në seancën e sotme.

Ai tha se kjo do t’i mundësojë që maturantët të shmangin stresin dhe të përkushtohen në gjetjen e punës ose të ndjekin arsimin e lartë në fakultete.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme deri më 10 qershor nuk do të kthehen në bankat shkollore gjegjësisht deri në fund të vitit shkollor, mësimi do të realizohet nga distanca.

Regjistrimi i nxënësve në klasë të parë për vitin shkollor 2020/2021 në vend që në maj do të realizohet në qershor. Listat e nxënësve të regjistruar, shkollat do t’i publikojnë më së voni deri më 15 korrik, ndërsa ata që nuk do të regjistrohen do të marrin njoftim me shkrim.

Janë edhe disa masa të tjera që i komunikoi Ademi për, siç tha ai, funksionimin e papenguar të sistemit edukativo-arsimor në kushte të pandemisë së KOVID-19, ndërsa janë miratuar në partneritet me institucione të tjera dhe sektorin civil.

- Advertisement -spot_img

Artikuj të ngjashëm

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img

Latest Articles

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img

NA NDIQNI

7,235FansaPëlqeje
6,282NdjekësitNdjek
3,490AbonentëAbonohu
- Advertisement -spot_img