Kryetarit i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti ka deklaruar që zyrtarisht pjesë e Frontit Europian u bë sot edhe komuniteti boshnjak në vendin tonë.
Me kryetarin e Unionit Demokratik Boshnjak, z. Munir Kolashinac vendosëm nënshkrimet tona në marrëveshjen e koalicionimit duke bashkuar forcat në shërbim të së mirës së përgjithshme të popujve tanë dhe të ardhmes europiane.
Fitorja e Frontit Europian do të jetë fitore e të gjithëve! Bashkë do t’i themi JO Rusisë, PO Europës! , shkruan Ahmeti në një postim në rrjetet sociale.